Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Vizito Tetovën
 Objektet historike
 
Natyra
Resortet
Objektet historike
Muzeumet
Vendet e interesit
 
Çifte hamami i qytetit



Çifte hamami i qytetit të Tetovës, i ngritur në shekullin XVI, është i vendosur në bregun e majtë të lumit Shkumbim, pranë erës së lumit, përballë Xhamisë së Larme. Çifte hamami i Tetovës si ndërtim klasik i arkitekturës orientale Islamo-Shqiptare, u ndërtua në një vend shumë të përshtatshëm për banorët e asaj kohe, në udhëkryqin që lidhë qytetin me vendbanimet tjera të Pollogut.

Hamami është i ndërtuar me disa elemente në teknikën dhe strukturën e murratimit. Për konstruktimin e murreve, mbulesën e qemereve në pjesën e kubeve si dhe në pjesët e sipërfaqeve të rrafsha, në mes të kubeve të ndërtimit është përdorur rrasa prej gurrëve, si dhe gurri gëlqerorë. Në këtë sistem të teknikës së ndërtimit të banjos, janë përdorur edhe tullat karakteristike për periudhën dhe ndërtimiet e kohës.

Si material lidhës është përdorur llaç gëlqereje. Hamimi i Tetovës, ka skemë të plotë funksionale, e cila është e tipit “Çift” hamam simetrik, në aspektin arkitekturalo-funksionale, përbën një skemë të plotë funksionale, me që posedon të gjitha ambientet e parapara për këso ndërtime të karakterit publiko-shoqëror. Komunikimi nga jashtë me këtë ambient është bërë me anë të portës së mbuluar me arkitra, e cila gjendet në anën lindore të objektit.

Hapjet e dritareve paraqiten vetëm në mjedisin e zhveshjes. Mbulohet me katër kube, edhe ate me dy të mëdhaja dhe dy të vogla. Në kuben e parë, e cila është shtatëkëndëshe, e në çdo kënd të dytë posedon hapje të rrumbullakëta nëpër të cilët futet drita në brendi. Kubet nuk kanë madhësi të njejtë, por të ndryshme, dhe ato me dinamikën dhe kontrastet e tyre ndikojnë në thyerjen e monotonisë së objektit, me lojën e dritë-hijes i japin një pamje monumentale dhe estetike. Shikuar si tërësi dhe atë në aspektin e përgjithshëm, ky objekt veçohet, në akceptimë, përkatësisht tre volumene kryesore dhe ate: volumi që krijon ambienti i përgatitjes për larje, ambienti kryesor si dhe ambienti i deposë së ujit. Volumi i mbrendshëm është pjesa më e madhe në gjirin e hamamit.

Nga dekorimet na prezentohen elemente plastike gurore, në masa teje të vogla dhe të kufizuara.Pos harqeve të thyera të cilat veçohen me trajta të bukura të realizimit, tretman të posaçëm kanë edhe kurorat e kubeve. Trajtat arkitektonike, përmasat harmonike,qartësia dhe pastërtia e linjave, e bëjnë që hamami i Tetovës të zë një vendë meritor në ndërtimet monumentale publike, jo vetëm në Tetovë por edhe më gjërë.
Në ditët e sotme ka funksionin e Galerisë së Arteve.




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014