Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Vizito Tetovën
 Objektet historike
 
Natyra
Resortet
Objektet historike
Muzeumet
Vendet e interesit
 
Konaku i Halim Derallës



Konaku i Halim Derallës paraqet një objekt reprezentativ e cila të magjeps me pamjen e jashtme të saj. Sinteza tradicionale e mënyrës së ndërtimit me elemente europiane të cilat si modë nga perendimi depërtuan në territorin e Maqedonisë në mes të shek.XIX  e bëjnë këtë objekt si realizim të vetëm artistik. Objekti është ndërtuar në fillim të shek.XIX.

Konaku i Halim Beut është një ndërtim asimetrik, me përdhesë dhe dy kate. Përdhesa përbëhet nga më tepër hapësira të lidhura në mes vete me një korridor të gjatë. Në shumicën e hapësirave hyhet drejtëpërdrejtë nga oborri. Këto hapësira në të kaluarën kanë shërbyer si hapësira ndihmëse për deponimin e ushqimit dhe hapësira për shërbyesit. Në pjesën reprezentative hyhet nga një hyrje tipike e stilit të barokut me shkallë të dredhura (lakuara).

Në pjesën e përparme ndodhet një sallon pranimi me çardak të madh nga njëra anë dhe hapësirë tjetër e lartë gjashtëanëshe nga ana tjetër. Në pjesën e pasme janë vendosur edhe tre hapësira tjera për të jetuar. Dekori i fasadës i vendosur përreth dritareve dhe parapeteve është një shembull tipik i “stilit barok”, i zbukuruar me lule dhe gjethe.
Në mënyrë më të pasur është përpunuar fasada në pjesën perendimore, e cila është formuar nga tre volume të lidhura njëkohësisht të pavarura me lartësi të ndryshme, me përpunim të veçantë dekorativ të të njëjtëve.

Konaku i Halim Beut gjatë kohës e ka ndërruar funksionimin e saj, nga objekti banesor në objekt të administratës komunale, më pas në objekt të organeve të jurispodencës, qendër administrative e kompleksit spitalor. Në ditët e sotme në këtë objekt është vendosur qendra ditore për shëndet mental.




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014