Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Kryetarja e Komunës
 
Kryetarja e Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Biografia e Kryetares



TEUTA ARIFI
Kryetare e Tetovës
 
Dr. Teuta Arifi diplomoi për filologji në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, në vitin 1995 magjistroi për filozofi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Maqedoni. Ndërsa doktoroi për filologji në Universistetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
 
Ajo u zgjodh zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane në korrik të vitit 2011. Dr. Teuta Arifi ka sfond të gjërë politik pasi ishte edhe gruaja e parë shqiptare që u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 2002. Ajo në vazhdimësi u rizgjodh si anëtare e Kuvendit në vitin 2006, 2008 dhe 2011. Si anëtare e Kuvendit ajo kreu një sërë detyrash të rëndësishme, përfshirë këtu edhe funksionin e Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Kryetares së Komisionit për Kulturë  dhe anëtares së Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, shef i Delegacionit të Kuvendit në NATO. Ajo gjithashtu mban pozitën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), parti kryesore politike e shqiptarëve në Maqedoni.
 
Dr. Teuta Arifi ka sfond të njohur akademik pasi që është njëra nga themeluesit e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë ku edhe ka punuar si Profesor i Asociuar i Studimeve Multikulturore. Ajo gjithashtu ka qenë e angazhuar edhe si Asistent Profesor e lëndës Histori e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi.
Portofoli i Teuta Arifit përfshin përvojën ndërkombëtare, si dhe një numër të detyrave të rëndësishme me organizatat ndërkombëtare.
 
Ajo ka qenë e angazhuar si anëtare e ekipit hulumtues të Institutit të Paqes pranë Universitetit të Hamburgut, lidhur me punën e Komisionerit të Lartë të pakicave në OSBE;
Ka qenë anëtare e Bordit Këshillues të ekipit për hulumtim te pozitës së minoriteteve në Evropën jugore, Iniciativa e Evropës qëndrore – Budapest; 
Anëtare e Byrosë së Komitetit Drejtues për barazi të Këshillit të Evropës;
Strasburg; anëtare e ekipit të OSBE-së për vëzhgim të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri më 1995; 
Anëtare e delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Konferencën e Katërt Botërore për të drejtat e grave, Pekin; dhe anëtare e delegacionit të Maqedonisë në OSBE, Vienë, si pjesë e grupit punues për Dimensionin Njerëzor.
 



       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014