Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Për qytetarin
 Tatimet
 
E-shërbimet
Tatimet
Formulare
Pjesëmarrja në vendimmarrje
 
Tatimet



Tatimet lokale të përcaktuara me Ligj janë:

1. TATIMI NË PRONË
Lëndë e tatimit në pronë sipas dispozitave ligjore është prona e patundshme
në pronësi dhe në shfrytëzim, përveç pronës që është e liruar nga pagesa e tatimit sipas
ligjit.

Obligues tatimor janë:
Personat juridik dhe fizik, pronarë të pronës së patundshme
Personat juridik dhe fizik shfrytëzues të pronës së patundshme, në rastet kur pronari është i panjohur ose për të cilin administrata komunale nuk ka qasje,
Personi juridik dhe fizik, nëse prona është në pronësi të më shumë personave, çdonjëri prej tyre është i obliguar me tatim proporcionalisht me pjesën e pronësisë
Personi juridik dhe fizik shfrytëzues i pronës së patundshme në pronësi të shtetit dhe të komunës.

Bazë e tatimit në pronë është vlera e tregut të pronës së patundshme, të cilën e përcakton komisioni i formuar nga Këshilli i komunës përkatëse (person vlerësues) . Vlera e  tregut përcaktohet në bazë të Metodologjisë për përcaktimin e vlerës tregtare të pronës së patundshme (Fl. Zyrtare nr. 50/ 2005). Kontroll dhe revizion të vlerës tregtare kryen Ministria e financave.  Norma e tatimit në pronë në Komunën e Tetovës:

Tatimi në pronë (të banueshme): 0,05 %
Tatimi në pronë (të pabanueshme): 0,10 %

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni Administratën komunale, zyra nr. 44
Tel 044 356 622, Arta Memeti, Zhane Mingoska.


2. TATIMI NË TRASHËGIMI DHE DHURATA
Lënda e tatimit: Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë përllogaritet dhe paguhet për pronën e patundshme, para, kërkesa në para, letra me vlerë dhe pronë tjetër e tundshme, nëse vlera në të holla e trashëgimit ose dhuratës është më e lartë se rroga mesatare vjetore në Maqedoni për vitin paraprak. 

Obligues tatimor i tatimit në trashëgimi dhe dhuratë është:
Personi fizik dhe juridik, rezident në Republikën e Maqedonisë, i cili trashëgon pronë
ose pranon dhuratë në vend apo jashtë.

Obligues tatimor janë edhe personat fizik juridik të huaj-jorezidentë, për pronën që trashëgojnë apo dhuratën që pranojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Bazë e tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata është vlera e tregut të pronës së trashëguar, respektivisht pronës së pranuar si dhuratë, zvogëluar për borxhet (obligimet) dhe shpenzimet që ngarkojnë pronën që është lëndë e tatimit.

Norma e tatimit në trashëgimi dhe dhuratë në Komunën e Tetovës:
Norma e tatimit për trashëgimi dhe dhuratë për obligues të rendit të dytë trashëgues është 2 %. Trashëgimtarë të rendit të dytë trashëgues konsiderohen prindërit, motrat dhe vëllezërit lënës të trashëgimisë. 
Norma e tatimit për trashëgimi dhe dhuratë për obligues të rendit të tretë trashëgues është 4 %. Trashëgimtarë të rendit të tretë janë gjyshërit ose nipat kur lënësi i trashëgimisë nuk ka lënë pas as fëmijë ose prindër. 
Trashëgimtarët, përkatësisht pranuesit e dhuratës të rendit të parë trashëgues në raport me lënësinë e trashëgimisë gjegjësisht me lënësinë e dhuratës nuk i nënshtrohen tatimit. Trashëgues të rendit të parë trashëgues konsiderohen fëmijët dhe partneri bashkëshortor i lënësit të trashëgimisë. 
Të liruar nga tatimi janë edhe trashëgimtarët të rendit të dytë trashëgues përkatësisht pranuesit e dhuratës - objekt banimi, nëse kanë jetuar me lënësin apo dhuruesin në një amvisëri së paku një vit para vdekjes së lënësit, respektivisht në momentin e pranimit të dhuratës, me kusht që pranuesi i trashëgimisë ose dhuratës dhe anëtarët e ngushtë të familjes të mos posedojnë ndonjë objekt tjetër banimi.
Për më shumë informacione, mund të kontaktoni Administratën komunale, zyra nr. 43
Tel 044 356 612, Betim Hasani, Majlinda Ramadani, Fatime Huseini

3. TATIMI MBI QARKULLIMIN E PATUNDSHMËRIVE

Lënda e tatimit është qarkullimi i patundshmërive, respektivisht bartja me ose pa kompensim e të drejtës së pronësisë, si edhe mënyra të tjera të fitimit të patundshmërive me ose pa kompensim midis personave fizik e juridik.

Obligues tatimor të tatimit në qarkullim të patundshmërive janë:
Personi juridik dhe fizik, shitës i patundshmërisë,
Obligues tatimor i tatimit në qarkullim të patundshmërisë mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë nëse në marrëveshjen për shitblerje të patundshmërisë me klauzolë është theksuar që obligues tatimor te jetë blerësi i patundshmërisë.
Gjatë këmbimit të patundshmërive, obligues tatimor është pjesëmarrësi  në këmbim që jep në këmbim patundshmëri në vlerë më të madhe.
Nëse e drejta e pronësisë mbi patundshmërinë bartet në bazë të marrëveshjes të përkujdesjes së përjetshme, obligues i tatim qarkullimit është pranuesi i patundshmërisë përkatësisht trashëgimtarët e pronarit të patundshmërisë.
Gjatë shitjes se patundshmërisë në procedurë falimentimi ose likuiduese, si dhe gjatë realizimit të marrëveshjes për hipotekë, obligues i tatim qarkullimit mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë. 
Bazë e  tatimit mbi qarkullimin e patundshmërisë është vlera tregtare e patundshmërisë dhe e drejta tregtare në momentin e krijimit të obligimit tatimor.  
Norma e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave në Komunën e Tetovës është proporcionale dhe atë 3%

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni Administratën komunale, zyra nr. 43
Tel 044 356 612, Betim Hasani, Majlinda Ramadani, Fatime Huseini


4. TATIME DHE TAKSAT TË TJERA LOKALE TË PËRCAKTUARA ME LIGJ

Taksat komunale janë e hyrë e pushtetit vendor që në bazë të dispozitave të përgjithshme
ligjore paguhen për shfrytëzimin e të drejtave të caktuara, të sendeve dhe shërbimeve
në interes publik me rëndësi lokale, nga ana e personave juridik, fizik dhe nga qytetarët të
cilët kryejnë veprimtari.
Taksa komunale paguhet për:
1. Çdo firmë, gjegjësisht emërim të lokalit afarist, edhe atë:
a) Hapësirat afariste të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari – 2000 denarë.
b) Hapësirat afariste të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari ndërsa tatimin e paguajnë në shumë paushalle – 600 denarë.
c) Hapësirat afariste të shoqatave tregtare dhe personave tjerë juridik nga lëmia e prodhimit, përveç shitoreve, kiosqeve, njësitë afariste e të ngjashme – 6000 denarë.
Hapësirat afariste të ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridik nga veprimtaritë komunale – 3000 denarë.
Hapësirat afariste të shoqatave tregtare dhe personave tjerë juridik, si dhe qendrat e grumbullimit që veprojnë përkohësisht – 3500 denarë.

2. Shfrytëzimin e sipërfaqeve si kampe për ngritjen e ombrellave dhe përdorim tjetër të ngjajshëm të përkohshëm – tarifa ditore 30 denarë për metër katror.

3. Shfrytëzimin e hapësirës para lokalit afarist për kryerjen e veprimtarisë.

Kohëzgjatja e shfrytëzimit të sipërfaqes publike për vendosjen e hapësirave urbane Zonat
I II III
Ditore Mujore Ditore Mujore Ditore Mujore
Vjetore (1 vit) 7 den/m2 210 den/m2 6 den/m2 180 den/m2 5 den/m2 150 den/m2
Sezonale (3-6 muaj) 7 den/m2 210 den/m2 6 den/m2 180 den/m2 5 den/m2 150 den/m2
Afatshkurtë (deri 30 ditë) 10 den/m2 300 den/m2 8 den/m2 240 den/m2 6 den/m2 180 den/m2
Ditore (deri 24 orë) Nga 10 deri më 20 den/m² sipërfaqe e shfrytëzueshme/paushall 2000 denarë
Nga 20 deri më 50 den/m² sipërfaqe e shfrytëzueshme/paushall 3500 denarë
Nga 50 deri më 100 den/m² sipërfaqe e shfrytëzueshme/paushall 6000 denarë


4. Vendosjen e reklamave, njoftimeve dhe shpalljeve në vende publike:

a. Deri në shtatë ditë – 700 denarë
b. Deri 30 ditë – 1300 denarë
c. Deri një vit – 1600 denarë

5. Shfrytëzimin e muzikës në lokalet publike-objektet hoteliere (kafenetë, restorantet) – 6000 denarë në vit.

6. Vendosjen e vitrinave për ekspozimin e mallrave jashtë nga ndërtesat afariste
- për persona fizik që kryejnë veprimtari – 1000 denarë.
- Për persona juridik nga lëmia e prodhimit, qarkullimit dhe shërbimeve – 2500 denarë.

7. Shfrytëzimin e shesheve dhe hapësirës tjetër në qytet dhe vendbanimet tjera me qëllim të ekspozimit të sendeve, organizimin e ekspozitave dhe shfaqjeve tjera argëtuese për kryerjen e veprimtarisë – 7 denarë për metër katror në ditë.

8. Shfrytëzimin e hapësirës për parkimin e automjeteve për udhëtarë, automjeteve ngarkuese, autobusëve dhe rimorkiove në vendparkimet publike –  taksa komunale është 12 % nga çmimi i shërbimit të paguar për shfrytëzimin e hapësirës për parkim.

9. Shfrytëzimin e rrugëve me vetura, automjete transportuese, autobusë, automjete të posaçme dhe motoçikleta:
- Për vetura deri 1000 kub – 70
- Për vetura prej 1000 deri 1300 kub – 100
- Për vetura prej 1300 deri 1500 kub – 130
- Për vetura prej 1500 deri 1800 kub – 400
- Për vetura mbi 1800 kub – 600
- Për mjete ngarkimi, për ton ngarkese – 130
- Për autobusë dhe mjete tjera që shërbejnë për transport të udhëtarëve – 600
- Për vetura speciale – 70
- Për të gjitha llojet e motoçikletave - 70

10. Shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik – paguhet taksë komunale në lartësinë e kundërvlerës prej 15 kw në orë me çmim për ndriçim publik për çdo matës për matjen e energjisë elektrike.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni Administratën komunale, zyra nr. 47 dhe 18
Tel 044 356 623, Abdulla Musai




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014