Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Administrata e Komunës
 
Kryetari i Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Sektorët e Komunës



Organogrami i Komunës

 

 


ADMINISTRATA KOMUNALE

 

Punët dhe detyrat në komunën e Tetovës, si dhe llojet dhe numri i njësive organizative caktohen dhe grupohen në bazë të karakterit të punëve dhe detyrave në suaza të kompetencave të përcaktuara me ligj.

Punët dhe detyrat në Komunë varësisht nga sasia, përgjegjësia, ndërlidhja dhe kushteve tjera të nevojshme për realizim sa më efikas në lëmi të veçanta nga kompetencat realizohen përmes 10 sektorëve dhe 36 njësive prej të cilave


- 33 njësi në sektor,

- 3 njësi të pavarura organizative (jashta sektorëve)

NJESITE E PAVARURA ORGANIZATIVE

(JASHTA SEKTORËVE)

1.Njësia për revizion të brendshëm
si njësi organizative e pavarur jep përkrahje kryetarit të komunës për realizim të qëllimeve të komunës nëpërmjet: planifikimit, organizimit dhe zbatimit të revizioneve në të gjitha strukturat organizative, programe, aktivitete dhe proceset e komunës, duke i përfshirë edhe shfrytëzuesit e mjeteve nga fondi i UE, respektivisht dispozitat ligjore, standardet e pranuara ndërkombëtare për revizion të brendshëm dhe vendosja e politikave revizore, kushtet e veçanta për menaxhim financiar, kontroll të brendshëm dhe revizion të brendshëm, përcaktuar nga Komisioni Europian, si dhe kushtet për punë, vlersimi i ekonomisë, efekasitetit dhe efektivitetit të sistemit për menaxhim financiar dhe kontroll, vlersimi i menaxhimit me rreziqet nga ana e udhëheqësisë dhe vlersimi i rreziqeve të sistemit; përgatitjen e planit dhe programës për çdo revision; përgatitjen e informacioneve dhe raporteve të cilët I dërgon te kryetari i komunës, dhënien e rekomandimeve për efikasitet më të madh në sistemet e kontrollit të brendshëm, përmirësimin e punës dhe procedurave për punë; njoftimin për mendimet dhe rekomandimet dhe monitorim të rekomandimeve të plotësuara, inicim të ndryshimeve në rregullativën ligjore për revision të brendshëm dhe për zbatimin më adekuat të standardeve të pranuara ndërkombëtare të revizionit në sektorin publik dhe kujdesi për respektim të kodeksit etik.

KONTAKT E-MAIL:
revizioni.te@gmail.com

2.Njësia për planifikim strategjik dhe buxhet bën analiza ekonomike rrjedhëse dhe afatmesme për parashikime dhe objektivin e prioriteteve strategjike të komunës, Përgatit plane strategjike, siguron të dhëna për përgatitjen e buxhetit të komunës. Bën bashkimin e programeve të sektorëve të komunës dhe organeve në përbërje për përcjelljen e e qëllimeve dhe prioriteteve të përcaktuara. Bën vlersimin e rezultateve të aritura gjatë realizimit të programeve në vitin paraprak dhe rrjedhes me indikatorët paraprakisht të caktuara për përcjellje, të cilët janë pjesë përbërëse e planeve strategjike. Bën edhe punë të tjera.

3.Njësia për menaxhim me resurset njerëzore i kryen punët dhe detyrat të cilët i përkasin në punën përgatitore në lidhje me menaxhimin me resurset njerëzore, bën analiza të nevojave për aftësim dhe trajnim të nëpunësve administrativ, përgatit planin vjetor për trajnim dhe stërvitje, bashkëpunon me dhënësit e trajnimeve dhe stërvitjeve në lidhje me programet dhe kurset, grumbullon të dhënat për vlerësimin dobisë nga programet e realizuara për trajnim dhe stërvitje, duke përfshirë komunikimin me nëpunësit e trajnuar administrativ dhe udhëheqësit e tyre, në funksion të modifikimit të programeve dhe kurseve për trajnim për aftësimin e tyre më të mirë për nevojat e komunës, i përcjell dhe zbaton dispozitat ligjore dhe aktet e përgjithshme që kanë të bëjnë me menaxhimin me resurset njerëzore.

KONTAKT E-MAIL:
hroffice@tetova.gov.mk
SEKTORET DHE NJËSITË


1.SEKTORI PËR KOORDINIM TË AKTIVITETEVE TË KRYETARIT TË KOMUNËS

-organizimin dhe përgatitjen e takimeve dhe mbledhjeve të kryetarit të komunës së Tetovës, informimin e opinionit dhe mediumeve për aktivitetet e organeve të komunës së Tetovës, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike në kompetencë të komunës së Tetovës;
-zbatimin e anketave dhe organizimin e tribunave publike për çështje të veçanta në kompetencë të Komunës së Tetovës;
-organizimin dhe vendosjen e informatave në veb faqen e komunës së Tetovës;
-e koordinon punën e tij me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale .


1.1 Njësia për koordinim të aktiviteteve të Kryetarit të Komunës-i organizon takimet protokollare dhe mbledhjet me karakter pune të kryetarit të komunës së Tetovës;
-koordinon përgatitjen e materialeve dhe informatave që janë të nevojshme për kryetarin e komunës në lidhje me mbledhjet dhe takimet e tij;
-përpilon shënime dhe procesverbale për takimet dhe mbledhjet e kryetarit;
-i organizon punët lidhur me vizitat e delegacioneve, në komunën e Tetovës;
-i organizon punët lidhur me vizitën e kryetarit të komunës jashtë vendit ;

1.2 Njësia për komunikim,protokol dhe marrëdhënie me publikun
-realizon komunikimin me mediumet në kuadër të aktiviteteve të organeve të komunës, ndërmarrjeve publike dhe shërbimeve publike që janë në kompetencë të komunës së Tetovës;
-organizon pres-konferenca, brifingje dhe intervista për gazetarët me zëdhënësin dhe kryetarin e komunës së Tetovës;
-i përgatit komunikatat për opinionin;
-е koordinon grumbullimin e informatave nga sektorët e caktuar në kuadër të administratës komunale, Këshillit të komunës, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera publike e shërbimeve të tjera në kompetencë të komunës së Tetovës;
-operon me linjën e hapur për gazetarë dhe i përgatit përgjigjet me shkrim dhe gojarisht për pyetjet e tyre;
-operon me linjën e hapur të telefonisë për qytetarët dhe koordinon përgatitjen e përgjigjeve të pyetjeve të tyre me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike e shërbimeve në kompetencë të komunës;
- organizon dhe i definon informatat për Veb faqen e komunës së Tetovës;


1.3Njësia për bashkëpunim ndërkomunal, ndërkombëtar dhe bashkëpunim me OJQ:

-punët në lidhje me inicimin, koordinimin dhe realizimin e bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komuna dhe qytete tjera, organizata, shoqata të qytetarëve dhe fondacione,
-propozon masa për përkrahjen e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve;
-përgatit programin vjetor për bashkëpunimin me qytetet e binjakëzuar me komunën e Tetovës;
-në koordinim me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale i realizon projektet në fushën e bashkëpunimit me qytetet e binjakëzuar me komunën e Tetovës;
-në bazë të propozimeve dhe iniciativave të sektorëve të tjerë në kuadër të administratës komunale, parashtron propozim-projekte për përkrahjen e subjekteve dhe donatorëve ndërkombëtar e të huaj, si dhe organizon pjesëmarrjen e komunës në konkurset për projektet e subjekteve të huaja dhe të vendit në fushat e kompetencës së komunës së Tetovës;
-e koordinon punën e ekipeve projektuese për realizimin e projekteve që financohen nga donatorët e mbrendshëm, ndërkombëtar-jashtëm dhe nga organizatat tjera;
-mban evidencë (regjistër) për bashkë-punimin;
-i përcjellë aktivitetet e shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve të territorit të komunës së Tetovës;
-çdo vit organizon Forumin e organizatave joqeveritare ku shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve i prezantojnë propozimet e tyre për bashkëpunim me komunën e Tetovës,qëndrimet lidhur me aktivitetet e komunës dhe propozimet për përmirsimin dhe përvojën nga bashkëpunimi me Komunën e Tetovës;

KONTAKT E-MAIL:
cabinet @tetova.gov.mk
proffice@tetova.gov.mk

 

2.SEKTORI PËR ÇESHTJE FINANCIARE

– përcjellje dhe zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e punës buxhetore dhe materiale – financiare.
-menaxhim, përcjellje dhe kontroll të gjendjes dhe qarkullimit të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të subjektit të përcaktuar me buxhet,
-përgatitje, realizim dhe njoftim për realizimin e buxhetit për subjektin
- përgatitje e planit strategjik të subjektit dhe ndyshimi e plotësimi i buxhetit dhe planit strategjik të subjektit,
-kontroli i përgatitjes dhe realizimit të buxhetit
-realizon ex-ante dhe x-post kontroll financiare
- përgatitja e planit financiarë për realizimin e buxhetit (mujor, tremujor dhe vjetor) për subjektin, organet në përbërje dhe indidividët shfrytëzues të subjektit
- përcjellje e realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve të subjektit
-evidencë kontabiliteti për realizimin e buxhetit dhe përgatitjen e llogarisë vjetore
-punë arkëtarie,
-përgatitjen, pranim, likudim dhe kontroll i dokumentacionit të kontabilitetit,
- përllogaritje dhe pagesë e rrogave të punësuarë te subjekti
- zbatimim i ligjeve, akteve nënligjore dhe normave të tjera në fushën e furnizimeve publike
-përgatitje e planit vjetor për furnizimet publike dhe realizimi i tij
- administrimi i të hyrave të komunës

2.1 Njësia për koordinim buxhetor
-koordinimin e procesit të zhvillimit, krijimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes së menaxhimit dhe kontrollimit financiarë;
-dhënien e propozimeve për krijimin /ndërprjerjen e ex ante kontrollit financiar me kryerjen e vlerësimit të rrezikut dhe azhurimit të procedurave për proceset punuese në fushën e kontrollimit dhe menaxhimit financiarë,
- dhënien e mendimeve të obligueshme për propozim aktet që i përgatisin njësitë e tjera organizative në subjektin dhe propozim akteve të subjekteve të tjera që kanë ose mund të kenë implikime financiare për Buxhetin e komunës;
- përgatitjen e planit për krijimin e kontrollit dhe menaxhimit financiarë si dhe metodologjisë për zbatimin e planit që i miraton udhëheqësi i subjektit;
-përcjelljen dhe zbatimin e rregullativës ligjore në fushën e punës buxhetore;
- dhënien e mendimit për popozimin e akteve që i përgatisin njësitë e tjera orgaizative në komunë dhe propozim aktet e subjekteve të tjera që kanë ose mund të kenë inplikime financiare për buxhetin e komunës;
- përgatitjen e raportit për programet, projektet dhe kontratat e realizuara;
-përgatitjen e raportit për aktivitetet për krijimin dhe zhvillimin e kontrollit dhe menaxhimit financiarë
-kryerjen e vetëvlerësimve të proceseve të veçanta të sistemit të kontrollit dhe menaxhimit financiarë;
- përgatitjen e raportit vjetor financiarë

2.2 Njësia për kontroll buxhetore
- kontrollimin e realizimit të buxhetit;
-kontrollimin e realizimit të politikave të përcaktuara dhe menaxhimit operativ (mbikëqyrjen mbi procesin e tërësishëm për kontrollimin dhe menaxhimin financiarë);
- kontrollimin e përcjelljes së realizimit të kontratave për furnizime publike dhe zbaton kontrollimin financiarë ex ante dhe ex post – kryerjen e kontrollimit të dokumentuar dhe rregullsisë së dokumentacionit të plotë (fatura, porosi, fletëdërgesa, urdhëresa pune, fletëpranime dhe të tjera si dhe harmonizimin e tyre me kontratën për furnizime publike);
- kontrollimin e përgatitjes së informatave dhe raporteve për realizimin e Buxhetit;
- kontrollimin e përcjelljes dhe zbatimin e rregullativës ligjore (ligjeve, akteve nënligjore, normave, standardeve, udhëzimeve) në fushën e menaxhimit dhe kontrollimi financiarë dhe
-kontrollin e mjeteve të planifikuara në dispozicion në Buxhet/planin financiarë para marrjes së obligimeve, kontrollin e pagave në komunë dhe shfrytëzuesve buxhetor komunal

2.3 Njësia për kontabilitet dhe pagesa
- zbatimin e evidencës së kontabilitetit për realizimin e buxhetit, planin financiarë dhe përgatitjen e llogarisë vjetore dhe raportit vjetor (bilancin e gjendjes, bilancin e të hyrave dhe shpenzimeve, bilancin konsolidues të pronës kapitale, bilancin e borxhit dhe shënimeve/arsyetimin ndaj raporteve financiare;
-evidentimin e kontabilitetit të mjeteve themelore të komunës, evidentimin e pagesës së kërkesave dhe evidentimin dhe pagesën e obligimeve të arritura, kontabilitetit material dhe tatimor;
-njoftimin buxhetor dhe financiarë;
- mbrojtjen e mjeteve dhe obligimeve vlera e të cilave është e evidentuar në bilancin e gjendjes;
- përgatitjen e raporteve vjetore, kuartale dhe mujore financiare për buxhetin e komunës dhe organeve të tij në përbërje dhe shfrytëzuesit individual respektivisht dispozitat ligjore
- kontrollimin e ex ante të dokumentacionit të plotë para se të kryhet pagesa në pajtim me procedurat e shkruara për proceset e kontabilitetit;
-përcjelljen dhe zbatimin e rregullativës ligjore në fushën e kontabilitetit, punës materiale dhe financiare;
-përcjelljen çdoditore të punëve të arkëtimit;
- përllogaritjen dhe pagesën e pagave të punësuarve në komunë dhe shfrytëzuesve buxhetor komunal;
-bën harmonizimin e gjendjeve në evidencën tatimore, kontabilitet dhe evidentimin e detyrimeve dhe larjen e borxheve për tatimet, kontributet dhe taksat

2.4 Njësia për administrimin me të hyrat
-grumbullon dhe përcjell grumbullimin e të hyrave vetjake të buxhetit të komunës;
-bën përcaktimin dhe arkëtimin e të hyrave vetjake;
-kryen administrimin e tatimeve lokale dhe taksave komunale të komunës;
- bën harmonizimin е gjendjes në evidencën tatimore;
-mban evidencën e ngarkesës tatimore dhe shlyerjen е detyrimeve tatimore, taksave dhe përgatit llogari përfundimtare për këto të hyra;
-kryen arkëtimin e dhunshëm të detyrimit tatimor, dënimit në para dhe kamatës;
-udhëheq regjistrin e pasurisë së patundshme dhe të tundshme të komunës;
-përcjell dhe i zbaton dispozitat që kanë të bëjnë me përcaktimin e tatimit në qarkullimin e patundshmërive
dhe të drejtave, tatimit të trashëgimit dhe dhuratës dhe taksave komunale;
-udhëheq procedurë administrative

2.5 Njësia për furnizime publike
-kryen punë në lidhje me përcjelljen dhe zbatimin e rregullativës ligjore nga lëmia e furnizimeve publike
- përgatitjen akteve të brendshme/ procedurat për furnizime publike, koordinim të nevojave për furnizime publike në subjekt dhe përgatit planin vjetor për furnizime publike,
- përcjell realizimin e planit vjetor për furnizime publike, përgatit aktvendime/ vendime për furnizime publike dhe kontrata dhe kërkesa pëlqime për furnizime publike, përgatit shpallje për furnizime dhe dokumentacionin e tendereve,
- udhëheq evidencë të furnizimeve publike që kryhen në subjekt sipas llojeve të procedurave dhe evidencat e furnizimeve të tjera sipas llojeve, përgatitjen e kontratave për furnizime publike, koordinimin, përgatitjen dhe përcjelljen e realizimit të porosive në pajtim të kontratave të lidhura për furnizime publike.

KONTAKT E-MAIL:
finance@tetova.gov.mk

 

3. SEKTORI PËR ÇËSHTJE JURIDIKE

-i përcjell ligjet dhe normat tjera të fushës dhe që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale, i përgatit normat dhe aktet në kompetencë të Këshillit dhe kryetarit të komunës së Tetovës, jep mendim për harmonizimin e normave dhe akteve ligjore dhe normave të tjera,
-e përfaqësonkomunën e Tetovës në kontestet gjyqësore para gjykatave kompetente dhe para organeve të tjera kompetente;
-pranimin dhe përgjigjen e parashtresave dhe propozimeve të qytetarëve dhe mbajtjen e evidencës së tyre,
-e koordinon punën e tij me sektorët në kuadër të administratës komunale .

3.1 Njësia për punë normative-juridike-i përcjell ligjet dhe normat tjera nga fusha dhe në lidhje me vetëqeverisjen lokale ;
- propozon dhe përgatit akte në pajtim me Ligjin;
-përgatit propozime të Statutit, Rregullores për punën e Këshillit të komunës së Tetovës dhe propozime për ndryshimet e plotësimet e tyre;
-përgatit vendime dhe akte të tjera të përgjithshme që nuk janë në kompetencë të sektorëve të tjerë;
-merr pjesë në përgatitjen e vendimeve dhe akteve të përgjithshme në kompetencë të sektorëve të tjerë dhe detyrimisht jep mendim për harmonizimin e akteve të përgjithshme dhe akteve të veçanta në kompetencë të tij;
- epërcjell harmonizimin e vendimeve të Këshillit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Komunës së Tetovës me ligjet dhe dispozitat tjera dhe propozon aktivitete adekuate për harmonizimin e tyre,
- jep mendime organeve të Komunës së Tetovës dhe sektorëve në kuadër të administratës komunale në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera.

3.2 Njësia për punë gjyqësore dhe administrative- e përfaqëson komunën e Tetovës në punët juridike dhe kontestet para gjykatave kompetente dhe organeve të tjera në RM;
-grumbullon material të nevojshëm për mbrojtjen e komunës para organeve kompetente;
-mban regjistrin e lëndëve gjyqësore dhe lëndëve të tjera para gjykatave kompetente dhe organeve të tjera në RM;
- bën pranimin dhe evidencën e parashtresave dhe propozimeve, proceduron ndaj të njëjtave në qoftë se parashtresa ka të bëjë me punën e organeve të komunës (grumbullon të dhëna, i kontrollon faktet dhe rrethanat me domethënie për zgjidhjen e parashtresës dhe i merr të gjitha masat e nevojshme dhe veprimet për zgjidhjen e drejtë të parashtresës respektivisht propozimin si dhe për realizimin e të drejtave të parashtruesit), ashtu që dorëzon kontratë deri te parashtruesi në afatin ligjor,
- në qoftë se parashtresa ose propozimi kanë të bëjnë me punën e organeve të tjera të njëjtat i dorëzon te organi kompetent dhe për këtë e njofton parashtruesin, kurse në qoftë se duke proceduar rreth parashtresës vërteton se është cënuar e drejta e parashtruesit ose interesi publik, i bëhet me dije organit kompetent për marrjen e masave për mënjanimin e cënimit;
- në qoftë se duke proceduar rreth parashtresës ose propozimit vërteton se bëhet fjalë për çështje juridike, e mëson parashtruesin për mundësinë e nisjes së procedurës adekuate;
- dorëzon njoftim ose iniciativë deri te organi i autorizuar për nevojën e marrjes së ligjit të ri,ose për ndryshimin ose plotësimin e ligjit ekzistues, në qoftë se duke proceduar rreth parashtresës ose vlerëson se ekziston një nevojë e këtillë;
- bashkëpunon dhe komunikon me organet tjera për procedurimin rreth parashtresave dhe propozimeve në ofrimin e ndihmës së ndërsjellë profesionale dhe ndihmë juridike, shkëmbimin e përvojave dhe aktiviteteve të përbashkëta të kontraktuara;
- dorëzon raporte gjashtëmujore deri te Ministria e drejtëstisë,

KONTAKT E-MAIL:
legalaffairs@tetova.gov.mk

 

4.SEKTORI PËR PUNË TË PËRGJITHSHME

- menaxhon me dokumentet e komunës së Tetovës dhe i ruan deri në zhvlefëtsimin e tyre, respektivisht dorëzimin te Arkivi shtetëror i RM
-e organizon realizimin e punëve të sekretarisë;
- i përgatit dhe organizon seancat e Këshillit të komunës së Tetovës dhe komisioneve të tij;
-punët e përkthimit dhe lektorimit; bashkësive vendore dhe punët administrative -profesionale për nevojat e Këshillit dhe të kryetarit të komunës së Tetovës, mirëmbajtjen e higjienës, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parkut vozitës dhe punë të tjera ndihmëse për nevojat e Këshillit e të kryetarit të komunës së Tetovës dhe administratës komunale;

4.1 Njësia për punë të përgjithshme- menaxhon me dokumentet e komunës së Tetovës dhe i ruan deri në zhvlefëtsimin e tyre, respektivisht dorëzimin te Arkivi shtetëror i RM;
-e organizon realizimin e punëve të sekretarisë;
-kujdeset për planifikimin e furnizimit dhe shpërndarjen e materialeve shpenzuese dhe materialeve të tjera për zyra;
-bën transportin për nevojat e kryetarit të komunës dhe administratës komunale;
-mirëmban higjienën në objektin afarist të komunës së Tetovës;
-kryen punët hoteliere për nevojat e organeve të komunës së Tetovës;
- bën shtypjen dhe fotokopjimin e materialeve;
- kryen punë të riparimeve të imta dhe mirëmbajtjen në objektin afarist të komunës së Tetovës;
-kryen aktivitete kujdestarie, operon me centralin e telefonisë;
-kryen dorëzimin e përgjithshëm të të gjitha dokumenteve, dorëzimin intern të dokumenteve;

4.2 Njësiapër përkthim dhe lekturë në gjuhët zyrtare
- siguron përkthim me shkrim, me gojë dhe përkthim simultan për nevojat e Këshillit dhe kryetarit të komunës dhe sektorëve tjerë në gjuhët zyrtare në komunë;
-bën përkthimin dhe lektorimin e normave, materialeve, informatave dhe dokumenteve të tjera për nevojat e Këshillit, Kryetarit të komunës e administratës komunale
4.3 Njësia për punën e Këshillit
-i përgatit dhe organizon seancat e Këshillit të komunës së Tetovës;
-i përgatit dhe organizon mbledhjet e komisioneve të Këshillit të komunës së Tetovës;
-i përgatit aktet në kompetencë të Këshillit dhe komisioneve të Këshillit;
- bënë formësimin nomo-teknik të normave të miratuara nga Këshilli;
-mban procesverbalet nga seancat e Këshillit dhe raportet e procesverbalet nga mbledhjet e komisioneve të Këshillit;
- në bashkëpunim me Njësinë për përkthim dhe lekturim të gjuhëve zyrtare, siguron përkthim me shkrim, me gojë dhe përkthim simultan për nevojat e Këshillit në gjuhët zyrtare të komunës;
-përgatit pasqyrën e akteve të marra në mbledhjet e Këshillit dhe komisioneve të tij;
-jep mendime profesionale në lidhje me punën e Këshillit dhe komisioneve të tij;
-mban evidencë për praninë e anëtarëve të Këshillit në seancat e Këshillit dhe komisioneve;
-kujdeset për shpalljen e akteve në “Fletoren zyrtare të komunës së Tetovës”;

4.4 Njësia për vetqeverisje lokale, mbrojtje dhe shpëtim
-i kryen punët në fushën e vetadministrimit vendor, mbrojtje dhe shpëtim në pajtim me ligjin;
-i kryen punët administrativo-juridike për nevojat e Njësisë për mbrojtje kundër zjarrit;
-i përgatit planet dhe programet e punës në vetëadministrim vendorë;
-i përgatit dhe i ndihmon bashkësitë vendore në punën administrative;
-e zhvillon procedurën në rast të delegimit të kompetencave në vetëadministrim vendorë;
-i organizon zgjedhjet, tribunat publike, tubimet e qytetarëve nëpër bashkësitë vendore;
-e përgatit planin për shpëtim dhe mbrojtje dhe ia dorëzon atë kryetarittë komunës dhe Këshillit për miratim;
-e përcjell gjendjen për realizimin e vendimeve të marra nga Këshilli për evitimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare, epidemitë dhe fatkeqësitë tjera;
-është kompetent për gatishmërinë e forcave vendore për shpëtim dhe mbrojtje në kuadër të vetëqeverisjes lokale;
-me propozimin e kryetarit vendos në përdorimin dhe angazhimin e këtyre forcave;
-e përcjell gjendjen në lidhje me pastrimin e rrugëve në rast të shkaktimit të fatkeqësive elementare apo epidemive të tjera në territorin e komunës;
- kërkon ndihmë dhe bashkëpunim me persona privat të komunës, fuqive vendore dhe NPB “Tetova” si dhe bashkëpunon me Drejtorinë rajonale për mbrojtje dhe shpëtim;
- propozon mjetet që duhet të ndahen nga buxheti i komunës për mbrojtje dhe shpëtim dhe menaxhim me krizat;
-përgatit propozim te Kryetari i komunës dhe Këshillin për ndarjen e mjeteve humanitare, popullatës që ka pësuar nga fatkeqësitë elementare;
-e formon Shtabin e forcave vendore dhe listën e emrave ia dorëzon për vërtetim Kryetarit të komunës,
-e përpilon programin dhe aktet për shpëtim dhe shuarje të zjarreve, shpëtim nga fatkeqësitë në komunikacion, fatkeqësitë teknike-teknologjike dhe fatkeqësi tjera;
-e përcjell gjendjen dhe veprimet për mundësinë e paraqitjes së krizës në territorin e komunës dhe e njofton kryetarin e komunës;
-përgatit aktin e vlerësimit të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë dhe krijimin e gjendjes së krizës në territorin e komunës dhe të njëjtin ia dorëzon kryetarit të komunës i cili ia propozon Këshillit për miratim;
-përgatit programin për revitalizimin e vetëqeverisjes vendore për menaxhimin e krizës;
-i zbaton vendimet e Qeverisë që ky institucion i miraton në lidhje me krizën në nivel lokal;
-e përgatit planin për menaxhimin me kriza.

KONTAKT E-MAIL:
generalaffairs@tetova.gov.mk


5. SEKTORI PËR URBANIZËM DHE MENAXHIM ME TOKËN NDËRTIMORE

-i përcjell ligjet dhe normat tjera si dhe aktet në kompetencë të komunës, nga fusha e planifikimit urbanistik, ndërtimit dhe menaxhimit me tokën ndërtimore;
-bën planifikimin urbanistik dhe lëshon leje ndërtimi dhe leje për përdorimin e objekteve me rëndësi lokale;
-punon në aplikimin e të dhënave dhe planeve detale urbanistike në GIS sistemin.
- punon në bazë të Ligjit për objektet e ndërtuara paleje;

5.1 Njësia për planifikim urbanistik
- zhvillon procedura të miratimit të planeve urbanistike,
-përgatit projekte dhe propozime të akteve, profesionale–analitike, informative dhe materiale të tjera në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor;
-e përgatit Raportin vjetor për situatat dhe ndryshimet në ambient, që dorëzohen te Ministria përkatëse;
-përgatit program për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisjeve urbane në territorin e komunës së Tetovës;
-përgatit program vjetor për përpunimin e planeve urbanistike dhe programeve për përpunimin e dokumentacionit urbanistik planor lokal;
-organizon shqyrtim profesional, prezantim dhe anketa publike për miratimin e planeve urbanistike;
-lëshon vërtetime , certifikata dhe ekstrakte të planeve urbanistike;
-lëshimin e akteve për linjën rregulluese, ndërtimore dhe nivelizuese;
- menaxhim me GIS sistemin;
-Këto aktivitete Njësia i kryen në pajtim me Ligjin e planifikimit urbanistik dhe hapësinor i cili ligj materiale zbatohet përmes Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.

5.2 Njësia për realizimin e planeve urbanistike

-i realizon planet urbanistike të miratuara;
- udhëheq procedurën për dhënien e lejeve për ndërtim dhe leje për përdorimin e objekteve te kategorise se dyte;
-pranon, dëgjon dhe bën inspektim në vendndodhje me kërkesën e palëve në procedurat për:
-vërtetimin dhe miratimin e projekteve ideore,projekteve themelore dhe llojeve tjera të dokumentacionit ndërtimor;
-lëshon leje ndërtimi;
-lëshon leje për përdorimin e objektit.
- udhëheq procedurë për dhënien e lejeve të ndërtimit nga fusha e objekteve infrastrukturore dhe përdorimin e tyre;

- këto aktivitete Njësia i kryen në pajtim me Ligjin për ndërtimit, i cili ligj materialë zbatohet përmes Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.
-punon në bazë të Ligjit për objektet e ndërtuara paleje

5.3 Njësia për menaxhimin me tokën ndërtimore
-pregatit programe pune në lëminë e menaxhimit me tokën ndërtimore pronë e Рepublikës së Maqedonisë;
-bën përllogaritjen e kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore dhe pregatit kontrata për rregullimin e tokës ndërtimore;
-propozon caktimin e zonave të tokës ndërtimore;
-mban evidencën e pronës së patundshme, të drejtave pronësore dhe interesat e komunës së Tetovësnë bashkëpunim me sektorin për çështje finansiare;
-në bashkëpunim me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale, përgatit planin afatmesëm dhe afatgjatë të menaxhimit me pronën e patundshme të komunës së Tetovës;
-propozon masa për mbrojtjen e pronës së patundshme dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe interesave të komunës së Tetovës,
-i përgatitpropozimet per ne Këshillin e komunës së Tetovës dhe kontratat për dhënien me qira, shitjen dhe për blerjen e pronës së komunës së Tetovës;
- e përgatit procedurën për tjetërsimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore me ankand publik dhe marrëveshje të drejtëpërsëdrejtë të cilën e udhëheq komisioni për zbatimin e procedurave për ankand publik;
- pas përfundimt të procedurës për ankand pulbik lidh kontrata për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të RM, dhënien e tokës me qira afatgjatë dhe qira afatshkurtë në pajtim me normat ligjore të lartëshënuara;
- udhëheq regjistrin për tokën ndërtimore të tjetërsuar të dhënë me qiramarrje afat gjat dhe afatshkurtë në prënësi të Republikës së Maqedonisë në çdo të katërtin muaj të vitit dorëzon kopje për të njëjtin deri te ministri kompetent

5.4 Njësia për ekspoprijim
propozon dhe udhëheq procedure për eksproprijimin e tokës, me qëllim të realizimit të planeve urbanistike;
-i informon dhe negocion me palët;
-propozon zëvendësime të patundshmërive, me qëllim të realizimit të planeve urbanistike;
-ben vleresim dhe punë pregatitore pë përpilimin e propozimeve për ekspoprijim dhe pregatit propozime për ekspoprijimin e patundshmërive për realimin e punëve me interes publik;
-në bazë të propozimeve të përgatitura nga sektorët tjerë, merr pjesë në negociata dhe e realizon procedurën e eksproprijimit të patundshmërive, me qëllim të realizimit të punëve me interes publik;

KONTAKT E-MAIL:
urbanism@tetova.gov.mk


6.SEKTORI PER VEPRIMTARI KOMUNALE DHE MBROJTJEN E AMBIENTIT JETESOR DHE NATYRES

-i përcjell ligjet dhe normat e aktet tjera në kompetencë të komunës, në:
-fushën e veprimtarisë komunale,komunikacionit dhe rrugëve dhe mbrojtjes së ambientit jetësor dhe natyrës;

6.1 Njësia për veprimtari komunaledhe rregullimin e tokës ndërtimore

-kryen punë nga fusha e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të përdorura urbane;
- menaxhim me mbeturinat;
-mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve, pyjet-parqe, zonat sportive-rekreative dhe territoret tjera të mbrojtura;
-mirëmbajtjen e gjelbërimit në sipërfaqet publike dhe të komunikacionit;
- furnizim me gaz natyror dhe energji termike;
-kategorizimin dhe emërtimin e lagjeve të qytetit, rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore;
-mirëmbajtjen e varrezave;
-dezinsektimin dhe eradikimin e kafshëve endacake;
-ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve me shumicë dhe tregjeve për shitje të automjeteve në territorin e komunës së Tetovës, dhe punë tjera komunale të përcaktuara me ligj;
-përgatit programe për rregullimin e tokës ndërtimore;
-përgatit programe për rregullimin dhe ndërtimin e infrastrukturës komunale;
-siguron qasje të papenguar te parcela ndërtimore;
-përgatit programe për instalimin e ujësjellësit, kanalizimit atmosferik e fekal;
-përgatit elaborate për vendosjen e instalimit elektrik, PTT-së dhe instalime të tjera pranë parcelës ndërtimore;
-i përcjell dhe i analizon situatat në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe propozon iniciativa për përmirësimin e atyre situatave dhe zgjidhjen e problemeve;
-e siguron realizimin e programit vjetor për rregullimin e tokës ndërtimore;
-I realizon programet e përgatitura nga sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale, në fushën e ndërtimit të objekteve infrastrukturale dhe kapitale;
-udhëheq procedurë për dhënien lejeve për vendosjen e pajisjeve urbane;
-përcjell punën e ndërmarrjes publike komunale e themeluar nga komuna e Tetovës dhe personat tjerë juridik ( partneritetin publik privat, koncesion etj);
-përgatiti propozim-akte (plane, programe etj) në lidhje me veprimtarinë komunale dhe menaxhim me mbeturinat;
-përpunimi i programeve për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisjeve urbane;

 

6.2 Njësia për komunikacion dhe rrugë

- i përcjell dhe analizon gjendjet në fushën e komunikacionit dhe rrugëve në kompetencë të komunës dhe propozon masa për avancimin e tyre, nëpërmjet përgatitjeve të propozim-planeve vjetore, afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin dhe menaxhimin e komunikacionit në komunën e Tetovës -bën analizën e të dhënave për regjimin dhe qarkullimin e komunikacionit;
-rregullimin e komunikacionit urban dhe ndërurban;
-rregullimin e transportit linjor të udhëtarëve, transportit auto-taksi, transportit me furgon dhe relacionet e transportit linjor të karakterit lokal;
-organizimin dhe caktimin e kushteve për shfrytëzimin e stacionit të autobusëve, stacioneve urbane e ndërurbane,
-propozon projekte dhe zgjidhje për zbatimin e inovacioneve teknike e teknologjike për zhvillimin e siguritë të komunikacionit si dhe
propozime e zgjidhje për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin e territorit të komunës së Tetovës;
-përgatit detyra projektuese për projekte dhe studime në fushën e komunikacionit;
-bën analizën e gjendjes së komunikacionit stacionar dhe analizën e shkallës së shfrytëzimit të vendparkimeve publike;
-përgatit propozim program për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e vendparkimeve publike me rëndësi për komunën të caktuara me planin urbanistik si dhe kujdeset për realizimin e tyre;
-përgatit zgjidhje, mendime dhe pëlqime për planet e komunikacionit, elaborate dhe projekte;
-i përgatit propozimet e normave dhe akteve të veçanta që në bazë të ligjit i miraton Këshilli dhe kryetari i komunës së Tetovës, në fushën e transportit të komunikacionit rrugor;
-mbi bazën e kërkesave të personave fizikë e juridikë që realizojnë transportin e udhëtarëve, i përgatit licencat për transportin linjor të udhëtarëve në komunën e Tetovës;
-në bazë të kërkesave i përgatit licencat për transportin auto-taksi të udhëtarëve;
-i përgatit lejet për linjën e caktuar të realizimit të transportit linjor të udhëtarëve;
-bën regjistrimin e rendit vozitës për linjën e caktuar të transportit linjor të udhëtarëve;
- i përgatit lejet për transportin e veçantë linjor të territorit të komunës së Tetovës;
-organizimin e ndërtimit, rikonstruktimit dhe mirëmbajtjes së udhëve e rrugëve lokale dhe korsive në qytet;
-mirëmbajtjen e sinjalizimit ndriçues horizontal e vertikal të komunikacionit;
- mirëmbajtjen dhe azhurimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore;
- për zbatimin e detyrave në kompetencë të tij, bashkëpunon me Ministrinë e punëve të brendshme dhe me organe të tjera qeveritare;

6.3 Njësia për mbrojtje të mjedisit jetësor
-i kryen punët lidhur me mbrojtjen, marrjen e masave për pengimin nga ndotja të ujit, ajrit, tokës, mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen nga zhurma dhe rrezatimi jonizues i territorit të komunës së Tetovës;
-e përcjell implementimin e Planit ekologjik aksional lokal;
-zbaton procedurë rreth dhënies së lejes për harmonizim me planin operativ dhe dhënies së B-lejeve ekologjike integruese;
-jep mendim për vlerësimin e ndikimit të projekteve ndaj mjedisin jetësor EIA;
-zbaton vlerësim strategjik të ndikimit të planeve, programeve ose strategjive të caktuara ndaj mjedisit jetësor CEA;
-përgatit propozim-akte (plane, programe etj) në lidhje me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës (LEAP etj);
-përgatit dokumentacion teknik për nevojat për furnizime publike;
-koordinon punën e tij me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale

KONTAKT E-MAIL:
traffic@tetova.gov.mk

 

7. SEKTORI PËR VEPRIMTARI PUBLIKE

-kryen punë që kanë të bëjnë me themelimin, financimin dhe administrimin e shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshtet e fëmijëve nga territori i komunës; kryen punë lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunës në organet drejtuese në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet e fëmijëve në territorin e komunës;
-organizon transportin dhe ushqimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme;
-kujdeset për sigurimin e zhvillimit të sportit r në komunën;
-përkrahje institucionale dhe financiare të enteve kulturore dhe projekteve të rëndësishme për komunën e Tetovës;
-kryen punë në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në kompetencë të komunës;
-e koordinon punën e tij me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale .

7.1 Njësia për arsim
-i kryen punët lidhur me themelimin, financimin dhe administrimin e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës;
-mban regjistrin e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Tetovës;
-përgatit propozim për shpërndarjen e mjeteve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në territorin e komunës të fituara nga dotacionet me destinim për mirëmbajtje në vijim dhe mjetet e fituara nga bllok dotacionet;
-jep mendim profesional në propozimin e këshillit të komunës për themelimin e shkollës
fillore dhe të mesme dhe përgatit propozim për themelimin e tyre;
-me Propozim të Inspektoratit shtetëror arsimor dhe me pëlqim të ministrisë kompetente, përgatit propozimin për ngritjen e procedurës për pushim të punës së shkollës fillore dhe të mesme dhe e udhëheq procedurën;
-e përgatit Propozimin që dorëzohet në ministrinë kompetente për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në kompetencë të komunës së Tetovës;
-me kërkesë të ministrisë kompetente përgatit propozim për dhënien e pëlqimit nga Këshilli i komunës së Tetovës për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në kompetencë të komunës së Tetovës;
-përgatit Propozimin për ndërprerjen e punës edukativo-arsimore në gjendje të jashtëzakonshme;
-e përgatit Propozimin për miratimin e programit vjetor për punë dhe raportin për realizimin e programit vjetor të shkollave të mesme dhe fillore në kompetencë të komunës së Tetovës;
-e përgatit Propozimin për miratimin e planit vjetor financiar dhe propozimin për miratimin e llogarisë vjetore të shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Tetovës;
-përgatit Vendimin për hapjen e konkursit për drejtor të shkollës fillore dhe mesme;
-propozon masa dhe aktivitete për përkrahje dhe ndihmë të nismave për modernizimin e shkollave;
-mbledh të dhëna, pregatit plan dhe organizon transportin e nxënësve të shkollave fillore dh të mesme në Komunë;
-propozon masa dhe aktivitete për përmirësimin e aspekteve funksionale të objekteve shkollore dhe nivelin e përgatitjes së shkollave të mesme;
-përgatit projekt- plane për investime të mundshme në shkollat fillore dhe të mesme;
-përgatit të dhëna dhe dokumentacion teknik për nevojat e furnizimeve publike në Njesi


7.2 Njësia për kulturë dhe sport
-përgatit program për përkrahje institucionale dhe financiare të enteve kulturore dhe projekte me rëndësi për komunën e Tetovës;
-përgatit program për ruajtjen e folklorit, zakoneve, zejeve të vjetra dhe vlerave tjera kulturore;
-përgatit program për organizimin e manifestimeve kulturore;
-përgatit program për nxitjen e formave specifike të krijimtarisë;
-përgatit program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi për komunën e Tetovës me pllaka përkujtimore;
-e përgatiti vendimin për ngritjen, ruajtjen mbrojtjen dhe shfrytëzimin të plakave përkujtimore dhe dispozitat tjera nga kompetenca e këshillit të komunës së Tetovës;
-mban regjistrin e pllakave përkujtimore dhe dërgon certifikatë nga regjistri gjatë çdo regjistrimi ose ndryshimi deri te ministria kompetente;
-inicion dhe zbaton procedurën për themelimin e muzeut lokal dhe bibliotekës;
-me propozim të Lidhjes së sporteve të komunës së Tetovës, përgatit program për organizimin e shfaqjeve dhe manifestimeve sportive, përkrahjen e sistemit të garave në nivel të komunës së Tetovës, në sporte dhe kategori të caktuara, përkrahjen e garave dhe manifestimeve të sporteve tradicionale me karakter nacional dhe ndërkombëtar, përkrahjen e sistemit të garave studentore dhe shkollore, sistemin e manifestimeve dhe formave të garave për personat me nevoja të veçanta, si dhe aktivitetet masive sportive-rekreative të qytetarëve;
-përgatit program për zhvillimin e sportit dhe aktivitetet rekreative të qytetarëve, të përfshira në programet e klubeve sportive dhe rekreative-sportive, në realizimin e sistemit sportive studentor dhe shkollor, sporti për të gjithë dhe posaçërisht aktivitetet rekreative-sportive të personave me nevoja të veçanta;
-e përgatit propozimin për caktimin e rrjetit të objekteve sportive dhe klasifikimin e tyre;
-përgatit program për përkrahjen e Lidhjes së sporteve të komunës së Tetovës;
-jep mendim profesional për raportin e Lidhjes së sporteve të komunës së Tetovës për plotësimin e programeve dhe afateve të caktuara në to;
-e përgatit propozimin e aktit për kategorizimin e objekteve për sport në pronësi të komunës së Tetovës;
-përgatit të dhëna dhe dokumentacion teknik për nevojat e furnizimeve publike ne njësinë


7.3 Njësia për mbrojtje sociale, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtje shëndetësore

-i realizon aktivitetet në lidhje me themelimin, financimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve për fëmijë dhe mbrojtje sociale në pajtim me Ligj;
-propozon program për përparimin, financimin dhe mirëmbajtjen e institucionit publik, kopshti i fëmijëve;
-propozon programe për themelimin, përparimin, financimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve të mbrojtjes sociale institucionale dhe jashtë institucionale;
-propozon dhe zbaton masa për përparimin e mbrojtjes shëndetësore primare në pajtim me kompetencat ligjore;
-realizon rrjet social për kategoritë e personave me invaliditet, fëmijët pa prindër, fëmijët me probleme edukative–sociale, fëmijët në rrugë, personat të ekspozuar ndaj rrezikut social;
-kujdeset për persona e nënshtruar me keqpërdorimin e drogës dhe alkoolit;
-kujdeset dhe i mbështet personat e moshuar;
-propozon masa dhe aktivitete të edukimit shëndetësor;
-propozon masa për përparimin e shëndetit dhe aktiviteteve preventive;
-propozon masa për kryerjen e mbikëqyrjes mbi sëmundjet ngjitëse;
-përgatit të dhëna dhe dokumentacion teknik për nevojat e furnizimeve publike ne njësi

KONTAKT E-MAIL:
publicaffairs@tetova.gov.mk

 

8.SEKTORIPËR MBIKËQYRJE INSPEKTUESE (INSPEKTORATI KOMUNAL)

- mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të ligjeve dhe normave që kanë të bëjnë me administrimin e të hyrave, higjienën komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, urbanizmin dhe planifikimin hapësinor,ndërtimin, komunikacionin, rrugët, dhe mbikqyrje tjetër në kompetencë të komunës.
-mbikëqyrjen mbi ndërmarrjet publike të themeluara nga komuna dhe mbi personat fizik e juridik që komuna u ka dhënë leje për realizimin e veprimtarisë komunale;
-mbikëqyrje mbi bazën e thirrjeve të qytetarëve;
-përgatitjen e procesverbalit, lëshimin e aktvendimeve;
-dorëzimin e fletëparaqitjeve deri te organet kompetente shtetërore dhe gjyqeve gjatë ekzistimit të kushteve për të njëjtat;
-planifikon, organizon dhe zbaton procedurë ligjore për ekzekutim;
-e përcjell problemin në fushën e kompetencës së komunës dhe bën analizë të gjendjes, dorëzon raporte dhe jep iniciativa e propozime për zgjidhjen e tyre;


8.1 Njësia për mbikëqyrje inspektuese nga lëmia e urbanizmit dhe ndërtimit

-bën mbikëqyrjen inspektuese dhe përcjelljen e zbatimit të ligjeve dhe nënakteve ligjore në fushën e fushës urbanistike –ndërtimore;
-bën mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të ligjeve, normave dhe akteve të përgjithshme e individuale të miratuara në kompetencë të komunës e që kanë të bëjnë me urbanizmin, planifikimin hapësinor dhe ndërtimtarinë;
-përgatitjen e procesverbalit, lëshimin e aktvendimeve;
-dorëzimin e fletëparaqitjeve deri te organet kompetente shtetërore për ekzistimin e kushteve për të njëjtat;
- e përcjell problemin në fushën në kompetencë të komunës dhe bën analizë të gjendjes, dorëzon raporte dhe jep iniciativa dhe propozime për zgjidhjen e tyre,
-organizon, planifikon dhe zbaton procedurën e ekzekutimit të vendimeve të plotfuqishme të inspektoratit
-zhvillon procedurë administrative në kompetencë të Njësisë;

8.2 Njësia për mbikëqyrje inspektuese nga veprimtaria komunale dhe mjedisit jetësor

-e kryen mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të ligjeve, akteve nënligjore dhe normave në fushën e veprimtarive komunale, komunikacionit në rrugë udhëve lokale dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor,
-mbikëqyrjen mbi ndërmarrjet publike të themeluara nga komuna dhe mbi personat fizik e juridik të cilëve komuna u ka dhënë leje për realizimin e veprimtarisë komunale, e që kanë të bëjnë me higjienën komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor;
-e kryen mbikëqyrjen inspektuese në fushën e komunikacionit dhe udhëve, transportit në komunikacionin urban dhe ndërurban;
-mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës-cilësisë së ajrit në ambient;
-mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës-menaxhimit me mbeturinat;
-e kryen mbikëqyrjen mbi mbrojtjen e tokës (sipërfaqes) nga ndotja;
-e kryen mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për mbrojtjen nga zhurma e dëmshme;
-e kryen mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për mbrojtjen nga era e pakëndshme;
- përgatitjen e procesverbalit, lëshimin e aktvendimeve;
-dorëzimin e fletëparaqitjeve deri te organet shtetërore kompetente për ekzistimin e kushteve për të njëjtat;
-e përcjell problemin në fushën në kompetencë të komunës dhe bënë analizë të gjendjes, dorëzon raporte dhe jep iniciativa dhe propozime për zgjidhjen e tyre;
-zhvillon procedurë administrative;
-inicion procedurë kundërvajtëse dhe penale;

8.3 Njësia për mbikëqyrje inspektuese për veprimtari publike dhe mbikqyrjte tjetër në kompetencë të komunës

-e përcjell zbatimin e normave ligjore dhe normave të komunës në fushën e tatimeve lokale, taksave, kompensimeve dhe të hyrave të tjera të komunës;
-e kryen mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të ligjeve, normave dhe akteve të tjera të përgjithshme dhe individuale të miratuara në kompetencë të komunës e që kanë të bëjnë me të hyrat lokale ( tatimet, taksat komunale), arsimin, turizmin, hotelerinë dhe sportin në procedurë të vërtetuar me ligj;
-e kryen mbikëqyrjen inspektuese të vërtetimit dhe pagesës së tatimeve lokale, pagesës së taksave komunale dhe pagesës së taksës për qëndrim të përkohshëm;
-bën kontrollimin e gjendjes dhe vlerës së pronës së tundshme dhe të patundshme që është lëndë e tatimizimit;
-e kryen mbikëqyrjen inspektuese në arsimin fillor e të mesëm si dhe në veprimtaritë tjera publike që janë në kompetencë të komunës;
-e kryen mbikëqyrjen inspektuese në fushën e veprimtarisë hoteliere-turistike dhe zejtarisë, tregtisë dhe mbikëqyrjes së inspektimeve të tjera në kompetencë të komunës në pajtim me ligjin adekuat dhe normave të tjera nënligjore;
-zhvillon procedurë administrative;
-përgatit procesverbal, lëshimin e aktvendimeve;
-dorëzimin e fletëparaqitjeve deri te organet shtetërore kompetente për ekzistimin e kushteve për të njëjtat;
-e përcjell problemin në fushën në kompetencë të komunës dhe bën analizë të gjendjes, dorëzon raporte dhe jep iniciativa e propozime për zgjidhjen e tyre;

KONTAKT E-MAIL:
inspection@tetova.gov.mk

 

9. SEKTORI PËR ZHVILLIM LOKAL EKONOMIK, NXITJEN E INVESTIMEVE, PROMOVIMIN E TURIZMIT DHE BUJQËSISË

- Planifikimin e zhvillimit lokal ekonomik;
- Propozon prioritetet zhvillimore dhe strukturore në nivel të komunës së Tetovës
- Propozon masa dhe aktivitete për përcjelljen e politikës lokale ekonomike dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe ndërmarrësit;
- kujdeset për zhvillimi dhe plotësimin e obligimeve ligjore në kompetencë të komunës së Tetovës në fushën e zejtarisë, hotelierisë, turizmit dhe tregtisë;
-Propozon masa për zhvillimin dhe nxitjen e turizmit alternativ dhe kulturor;
- Propozon masa për përmirësimin e kushteve për qëndrimi e turistëve në komunën e Tetovës dhe informimin turistik propagandues;
- Përpilimin e programeve për zhvillim dhe promovim të bujqësisë
- Pregaditjen e programeve dhe projekteve për nxitjen e investimeve


9.1 Njësia për zhvillim lokal ekonomik
- E planifikon zhvilimin lokal ekonomik të komunës së Tetovës dhe përgatit strategjinë për zhvillimin lokal ekonomik të komunës
- në bashkëpunim me sektorët tjerë në kuadër të administratës komunale, propozon prioritetet zhvillimore dhe strukturore në nivel të komunës së Tetovës;
- propozon masa dhe aktivitete për përcjelljen e politkës lokale ekonomike në nivel të komunës së Tetovës dhe veçanërisht jep mendim profesional për propozim vendime me të cilat përcaktohet shuma e taksave komunale, shuma e tatimeve lokale, për propozim programet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale e sociale dhe normave të tjera që kanë ndikim ndaj zhvillimit lokal ekonomik.
- përgatit strategjinë për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe ndërmarrësit.
-Propozon aktivitete dhe iniciativa për bashkëpunim me përfaqësuesit e Sektorit afarist dhe shoqatave të tyre në nivel të komunës së Tetovës në krijimin e dokumenteve strategjike dhe zhvillimore për zhvillimin lokal ekonomik.
Propozon iniciativa për ndërtimin e partneriteteve private publike.
- Propozon masa dhe aktivitete për zhvillimin e zejtarisë, hotelierisë dhe tregtisë së territorit të komunë së Tetovës.

9.2Njësia për zhvillim dhe promovim të turizmit
- Propozon strategjinë për zhvillimin e turizmit në komunën e Tetovës.
- Propozon masa dhe jep iniciativa për projektet dhe aktivitetet për zhvillimin dhe nxitjen e turizmit alternativ dhe kulturor.
- propozon program vjetor për informimin e përgjithshëm turistik propagandues dhe përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve në komunën e Tetovës dhe e siguron realizimin e tij.
- e mban evidencën për regjistrimin e kryer të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari turistike me vëllim më të vogël në regjistrin të cilin e udhëheqin komunat në territorin e komunës së Tetovës, si dhe për paraqitjen e realizuesve të veprimtarisë turistike që fillojnë me punë në territorin e tyre;

9.3 Njësia për zhvillim dhe promovim të bujqësisë
- do t'i ndjek ndryshimet ligjore, politikat, programet dhe masat që janë në nivel shtetëror me qëllim që t'i ndihmohet bujqëve të komunës, të aplikojnë për subvencione, IPARD, në programet për zhvillim rural;
-Nxitja e investimeve vendore dhe të jashtme në prodhimin bujqësor, blerja dhe përpunimi i prodhimeve bujqësore me qëllim të ritjes së konkurencës tek blerësit dhe me të dhe oferta për çmime më të mira , kushte tregu për bujqit dhe eksport më të madhë të prodhimeve bujqësore;
- do të propozon projekte dhe investime për ndërtimin e qendrave distribuese të blerjes së pemëve dhe perimeve të freskëta të regjionit të komunës;


9.4 Njësia për investim dhe projekte

- në bashkëpunim me sektorët kompetent në kuadër të administratës komunale, inicon projekte që do të propozohen për përkrahje nga donatorët e jashtëm dhe të vendit;
- organizimi i pjesëmarrjes së komunës së Tetovës në konkurset për projektet e subjektevetë vendit dhe të jashtëm në fushën e kompetencave të komunës.

KONTAKT E-MAIL:
led@tetova.gov.mk

 

10.SEKTORI PËR TEKNOLOGJI INFORMATIKE

- kryen mirëmbajtjen e sistemit informatik në komunë, kryen projektim dhe riorganizim të sistemit informativ, propozon masa për përpunimin e sistemit informativ në varshmëri nga zhvillimi i teknologjive informatike (TI) dhe nevojave të Komunës, vendos standarde dhe politika për siguri të sistemit informativ, ndihmon për funksionimin e rregullt të GISsistemit në komunë, mirëmbajtjen dhe përpunimin e VEB faqes së komunës, organizimin e trajnimeve nga informatika për të punësuarit në komunë për softver sistemor dhe aplikativ, përgatitjen dhe përpunimin e dokumentave dhe materialeve prezentuese, ndjek zhvillimin e teknologjive të reja dhe propozon masa për zhvillim dhe avansim të mëtejshëm, propozon masa për rritjen e shfrytëzimit të teknologjive të reja,

10.1 Njësia për sistem informativ
- kryen mirëmbajtjen e sistemit informatik në komunë, kryen projektim dhe riorganizim të sistemit informativ, propozon masa për përpunimin e sistemit informativ në varshmëri nga zhvillimi i teknologjisë informatike (TI), mundësinë për implementimin e tyre dhe në varshmëri nga nevojat e komunës; përgjigjet për funksionimin e rregullt dhe shfrytëzimin e pajisjeve kompjuterike – komunikative, planifikon karakteristika teknike, operative dhe të sigurisë të rrjetit dhe sistemit informativ, studion nevojat dhe mundësitë për futjen e serviseve të reja informatike në komunë, ndihmon për funksionim të rregullt të GIS sistemit në komunë, vendosje të standardeve dhe politikat e sigurisë në sistemin informativ dhe përcakton qasje përkatëse të të punësuarëve në sistemin informativ, vendosjen mirëmbajtjen dhe përpunimin e Veb faqes së komunës, propozon trajnime për të punësuarit në Sektorin për informatik, analizë për nevojat për pajisje informatike për të punësuarit e komunës, krijon politika për përdorimin e postës elektronike dhe internetit, organizim të trajnimeve informatike për të punësuarit për shfrytëzimin e zgjidhjeve aplikative, punëve administrative, udhëheq librat shërbyes, rregjistrimin dhe përgatitjen e raporteve për pajisjet, përgatit dhe përpunon dokumente dhe materiale prezantuese për buletina, broshura dhe Veb faqen e komunës.


10.2 Njësia për përkrahje teknike
- kujdeset për kryerjen e punëve në kohë, ligjërisht respektivisht cilësore që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e brendshëm të sistemit informatik në komunë, mer pjesë në definimin e politikave dhe standardeve të pajisejeve shfrytëzuese të ITK, organizon trajnimin e të punësuarëve për shfrytëzimin e pajisjeve shfrytëzuese të ITK për punë më efikase; zbaton standardet e sigurisë për informacionet elektronike që janë të miratuara si rregullore nga ana e kryetarit të komunës në pjesën e pajisjeve shfrytëzuese të ITK; ndjek zhvillimin e hardverit dhe softverit dhe propozon implemenitimin e tyre në pjesën e pajisjeve shfrytëzuese të ITK.Kryen edhe punë të tjera.

 

 

ORGAN NË PËRBËRJE TË KOMUNËS

 

NJËSITI TERRITORIAL KUNDERZJARRIT

-përgjegjës për shuarjen e zjarreve në territorin e komunës së Tetovës respektivisht territorin të cilin e mbulon;
-mënjanimin e rreziqeve të drejtpërdrejta për shpërthimin e zjarrit;
-shpëtimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës së rrezikuar nga zjarri dhe shpërthimet;
-ofron ndihmën teknike gjatë situatave të rrezikshme dhe të pakëndshme;
-realizimin e punëve të tjera teknike-ndihmëse gjatë fatkeqësive;
-kryen shërbime jo profitabile me qëllim të përmirësimit të pajisjes teknike dhe kushteve për punë, të cilat nuk e mundësojnë ose pengojnë realizimin e funksionimit të alineve paraprake të këtij paragrafi;
-bashkërisht me njësitë komunale territoriale kundër zjarrit në RM të vërtetuar me ligj, veprojnë si njësi kundër zjarrit të RM me qëllim të veprimit operativ gjatë shuarjes së zjarreve të mëdha në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë;
-ofron ndihmë kur një gjë e këtillë kërkohet gjatë shuarjes së zjarreve në shtetet tjera;
-mban evidencë të posaçme për zjarret e shkaktuara, shpërthimet, intervenimet për shuarjen dhe intervenimet për ngjarjet tjera sipas metodologjisë së vetme dhe njoftimit të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe sektorit kompetent të komunës së Tetovës;
-bën kontrollimin periodik të rregullsisë së pajisjes kundër zjarrit me të cilën disponon njësia territoriale kundër zjarrit;
-mirëmbajtjen dhe riparimin e mekanizimit;
-ofron sigurim kundër zjarrit për objektet delegacionet, tubimet publike, manifestimet sportive etj, në koordinim me Ministrinë e punëve të brendshme;

 

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014