Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Kryetari i Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
NJTKZ - Tetovë



Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit - Tetovë, është njësi e cila mbulon teritorin e Komunës së Tetovës dhe pesë komunave rurale që gravitojnë në të: Komuna e Tearcës, Komuna e Jegunovcës, Komuna e Zhelinës, Komuna e Bërvenicës dhe Komuna e Bogovinës. Nga një njësi me një automjet kundër zjarrit dhe disa zjarrfikës, sot ajo është ngritur në njësi bashkëkohore, me 13 automjete speciale kundër zjarrit dhe 75 zjarrfikës - shpëtimtarë.

 Të punësuarit në NJTKZ Tetovë janë vazhdimisht pjesë e projekteve dhe trajnimeve të shumta të organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, për përvetësimin e metodave moderne dhe të standardizuara botërore për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen nga zjarri, si dhe për evakuimin e viktimave nga aksidentet e trafikut apo fatkeqësitë e ndryshme natyrore.

Në bashkëpunim me Operation Florian nga Anglia duke marrë parasysh edhe memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar me ta, janë organizuar mjaft trajnime e ligjerata të specializuara të cilat janë mbajtur edhe në Angli por edhe këtu tek ne. Zjarrfikësit tanë janë të pajisur me çertifikata ndërkombëtare dhe me dituri dhe shkathësi të fituar, të cilën e përcjellin edhe tek të punësuarit tjerë.
Në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza, NJTKZ vazhdon të jetë pjesëmarrëse në projekte shtetërore e ndërkombtare, ku si NJTKZ - Tetovë, si pjesë e forcave republikane, janë nga komunat e pakta nga Republika e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë aktive në projekte ndërkombtare, duke cekur projektin e madh të NATO-s, EADRCC, për shpëtimin dhe evakuimin e viktimave nga rrënojat pas ndonjë fatkqësie natyrore.

Kur bëhet fjalë për edukimin NJTKZ Tetovë është e fokusoar vetëm në edukimin e punonjësve por edhe në edukimin e qytetarëve dhe fëmijëve të të gjitha moshave, si dhe të punësuarëve në kompani të ndryshme në qytetin tonë dhe rrethinë. NJTKZ Tetovë ka qenë e angazhuar dhe angazhohet në kampanja të ndryshme për sensibilizimin e shoqërisë duke kontribuar në rritjen e vetëdijes së qytetarëve tanë kur bëhet fjalë për veprimtarinë zjarrfikëse. Në këtë mënyrë do të ulet numri i intervenimeve në zjarre të ndryshme dhe paralelisht me këtë të zvogëlohen edhe dëmet që shkaktohen nga zjarret.

Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë sot është ngritur në rafshin e një organizate të suksesshme e cila angazhohet në plotësimin e standardeve dhe nevojave të qytetarëve.

NJTKZ Tetovë vazhdon të jetë vigjilente dhe të përkushtuar 24 orë pa ndërprerë në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe më gjërë.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014