Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Dokumente
 Dokumente
 
Dokumente
Projekte
Plane urbanistike
 
Mjedisi jetësor dhe planifikimi hapësinor



Në  kuadër të sektorit  të  urbanizmit  funksionon departamenti  i  mjedisit jetësorë,  veprimtari  e  t; cilit  është  mbrojtja e  mjedisit  jetësorë , natyrës  si  dhe  mbrojtja  e ujit  ,e ajrit dhe kores së tokës nga ndotja, mbrojtja nga  zhurma, rrezatimi jo jonizues,rregullimi  i tokës  së  ndërtimit  dhe kryen punë  të tjera  në bazë të  Ligjit  të ndërtimit , Ligjit për  planifikim urbanistik, Ligjit mbi  tokën e ndërtimit , Ligjit  të mjedisit  jetësorë  gjithashtu e koordinon  punën e  vet  me  sektorë  të tjerë  në kuadër  të Administratës  së  komunës  dhe  kryen  punë  të  tjera të  cilat  do  ti  besohen.

Komuna  e Tetovës obligohet  jo  vetëm  në implementimin por  dhe  në  zbatimin  e ISO -9001 që  dhe  në të   ardhmen për  ti rritur dhe  përparuar performansat e rrethit.

Qëllimet tona  kryesore  dhe  angazhimet  janë:

  • Politika e Integrimi  për rrethinat  në kuadër të buxhetit të komunës  si  dhe rregullat  Ligjore.
  • Orientimi kah zvogëlimi i lëndëve kimike  toksike  e të  rrezikshme.
  • Ripërdorimi  i mbeturinave të riciklimit
  • Nxitje  dhe  përmirësimin  e përdorimit  më racional të resurseve  të  natyrës  me  të  cilët disponon  komuna e   Tetovës
  • Ngritja e  vetëdijes  për rrethin  tek banorët të cilët jetojnë në komunën 
  • Pjesëmarrja  e publikut  dhe  qasja  e informacioneve
  • Në krijimin e politikës mbi përparimin  e mjedisit jetësorë duke  i zbatuar normativën Ligjore

Në kuadër të  kompetencave    së seksionit të mjedisit jetësorë është Lëshim i  Aktvendimeve për elaboratet e miratuara  të mjedisit  jetësorë  dhe  Lejet  ekologjike të  integruara.

 

LEJE  EKOLOGJIKE  E  INTEGRUAR

Në  pajtim  me  Ligjin e  mjedisit  jetësorë (Gazeta  Zyrtare  e RM nr. 53/2005 dhe GZ e RM nr. 24/2007) fillon   implementimi  i  obligimeve të  reja Ligjore .Qëllimi  i cili ka për qëllim  të arrij me  anë  të  vendosjes  e  këtij  llojit të Lejeve është  pengesa po qese  ajo nuk është  e  mundur  të  paktën   zvogëlimi  i  ndotjes  edhe  atë  në një masë   sa më  të  vogël ku  standardet  e kualitetit  të  mjedisit  jetësorë në Republikën e Maqedonisë  do  të  ngrihen  në  nivelin  e unionit  Evropian  dhe  do  të  sigurohet  realizimi i zhvillimit  ekonomik pa degradim  të  mjedisit jetësorë.

E gjithë kjo do të kontribuojë në mënyrë të integruar për pengimin dhe kontrollin e ndotjes,  respektivisht të   dhënies  së Lejeve  të kapacitetit  industrial për  emisionet  të  cilat  e bëjnë  lëshimin  në  mjedisin jetësorë.

Ligji  Aplikon dy lloje  të  Lejeve :

  1. Lejet ekologjike e integruar  A  dhe
  2. Lejet  Ekologjike e  integruara B

 Varësisht  nga   sfera e kapaciteti industrial  të  instalimit ,  lëshohen  lejet  që  vijojnë:

Leja e integruar  A – janë në  kompetencë të Ministrisë  të mjedisit jetësorë  dhe planifikimit hapësinorë, gjegjësisht Organit  kompetent   Shtetërorë  administrativ  mbi  punët  e sferës   së mjedisit  jetësor.

Këta  instalime  do  të  duhet  ti  plotësojnë kërkesat për qasje më të mirë teknike(NDT) ose BAT (Best  Avilaible Tehniques)

Lejet B të integruara –Kompetencat  është e  ndarë  në mes njësive  të  vetëqeverisjes lokale dhe Ministrisë  gjegjësisht organi kompetent  për  dhënien e Lejes B për leje  integrimi ekologjik janë  njësitë  e vetëqeverisjes lokale  me përjashtim  të  atyre  instalimeve   të  cilat  gjinden  në  zonën  mbrojtëse për  të  cilën  Lëshohet Leja, Ministria  e  mjedisit  jetësorë  dhe planifikimit hapësinorë , respektivisht  organi  i Administratës shtetërore   kompetentë  për punët  nga  sfera  e  mjedisit  jetësorë.

Instalimet  të  cilat  do  ti nënshtrohen  këtyre Lejeve , operatorët e  tyre  detyrohen  që të  parashtrojnë   kërkesë për harmonizim  të planit operativ përderisa  për  instalimet e  reja  parashtrohet  kërkesë  për  të marrë Leje  ekologjiket  integruara .

Instalimet  të  cilat  i  nënshtrohen  Lejes B  nuk  janë  të  obliguara të plotësojnë kërkesën për   Qasje teknike  më  të  mire (NDT) por  vetëm  të  jenë  në harmonizim  me  standardet  e  vlerave të   kufizuara  të  emisioneve.

Implementimi i procesit  për  marrjen  e Lejes  së integruar  Ekologjike*(IED) respektivisht  Leje  mbi  harmonizimin  e planit  operativ(DUOP)(DUOP), ose  (Inegrated Pollution Prevention and Control- IPPC)është  obligim  i operatorëve  të kapaciteteve  prodhuese .

Si kusht  për punë të mëtutjeshme të instalimeve aktuale (kapaciteti i  prodhimit ) operatorët  e atyre  instalimeve   duhet  të  siguroj DUOP dhe  obligohen  kërkesën ta  dorëzojnë  tek Organi kompetent në  përputhshmëri me  orarin e  kohës  mbi parashtrimin e kërkesës i përcaktuar me “Dekret për përcaktim të  aktiviteteve  mbi instalimin për të cilën lëshohet Leja  ekologjike  e  integruar , respektivisht  Leja mbi  harmonizim të planit operativ dhe orarin kohorë   mbi parashtrimin e kërkesës  të përputhshmërisë  me planin operativ, duke  filluar   nga  01.01.2006 deri më  31.12.2009(gazeta Zyrtare e RM  nr. . 89/2005) Çdo  sektor i industrial  ka  interval kohorë të veçantë  për  parashtrim të kërkesës  tek  organi kompetent.

 Për  atë qëllim , Ministria  e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë  ka përgatitur:

  • Rregullore  mbi procedure e dhënies  së  Lejes për  harmonizimin  e  planit operativ(Gazeta Zyrtare 4/2006).
  • Rregullore  mbi procedure  për  marrjen e Lejes -  ekologjike integruese  A (Gazeta Zyrtare 4/2006).
  • Rregullore mbi procedure  për  marrjen e Lejes B-ekologjike integruese (Gazeta Zyrtare 4/2006.

Në këta  Rregullore  janë shkruara  forma , përmbajtja  dhe  mënyra  e dorëzimit të  kërkesës  mbi  harmonizimin  planit  operativ si dhe dokumentacioni  i cili i bashkangjitet  kësaj Kërkese.

 

Procedura  e Aplikimit

  • Parashtrimi i  Kërkesës  me propozim –të planit  operativ  deri tek  Kryetari i  komunës së  Tetovës.
  • përmbajtja dhe forma e  Kërkesës  janë   dhënë  në Rregulloren  mbi  procedurën  e dhënies  së   Lejes për harmonizimin  e planit operativ (Gazeta  Zyrtare   e  RM . nr. 4/2006.)
  • Kërkesa  bashkë  me  propozimin e planit  operativ shpallet  më  së  paku  në  njërën  nga   gazetat ditore  e  cila  ka  qasje  mbi të  gjithë  territorin  e  RM , në  afat  prej 7 ditësh   nga  dita  e pranimit  të  kërkesës .
  • Publiku  i  interesuar,  në  afat  prej  30  ditësh    nga dita   e shpalljes  së kërkesës, ka të drejtë  të jap  mendim  dhe komente  deri tek Kryetari i  komunës  
  • komuna  obligohet  të  organizojë  debate   publike  në  afat  jo më tepër se  25  ditë   nga dita   e shpalljes  së kërkesës .
  • Organi  kompetent gjegjësisht  komuna , është e  obliguar  të  organizojë  debat  publik atëherë  kur  i  është  dorëzuar  kërkesa  përmbajtjen  e debatit   publik   në afat  prej  20  ditësh nga  dita  e shpalljes së  kërkesës:
  • Edhe  atë  më  së  paku  nga  ana  e  një shoqate  të qytetarëve  për   mbrojtjen dhe  përparimin  e  mjedisit  jetësorë  të  regjistruar  në  regjionin e   e komunës  ku  gjendet  instalimi. 
  • Më  tepër  se 10% e  qytetarëve  të  cilët  kanë  dorëzuar mendime dhe komente .
  • Negociatat mbi  përmbajtjen e  planit  operativ  dhe  afatet e realizimit   midis  operatorit  dhe  Kryetarit  të  komunës  mundë  të  zgjasim  më  së  shumti  deri më   një  vit .
  • Aktvendim i i  Lejes mbi  harmonizimin  e planit  operativ.
  • Kryetari  i  komunës e  shpall  Lëshimin e  Lejes  së  paku  në  njërën  nga  gazetat  ditore  e  cila  ka  qasje në  tërë  territorin e RM,  në  afat  prej 10  ditësh  nga  dita e lëshimit   të  Lejes  për  harmonizimin   e  planit  operativ .

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014