Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shkollat fillore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
SH.F. Përparimi



Themelimi i shkollës së parë fillore katërvjeçare laike në fshatin Reçicë e Madhe u bë me 0l-02-1921, me emrin “Velika Reçica”. Shkolla në fjalë, në atë kohë ka pas dy paralele, klasën e parë dhe një paralele përgatitore. Mësimi mbaheshte në gjuhën serbe. 

Në vitin 1942 me dekret të Ministrit Shqiptar të Arsimit Ernest Koliqit është emëruar Z. Idriz Idrizi mësues i parë në fshatin Reçicë e Madhe. Ai në vitin shkollor 1942/43 e ka hap shkollën e parë fillore me emërin “Aleksandër Xhuvani”.

Në fillim të vitit janë regjistruar 45 nxënës, pa asnjë vajzë. Krahas klasës së parë u formua edhe një klasë tjetër me 40 nxënës me moshë të rritur (të cilët në kohën e para luftës, kanë mësuar në gjuhën serbe), me qëllim ta mësojnë alfabetin dhe shkrimin shqip. Në ate kohë është mësuar 6 ditë në javë.

Numri i nxënësve na atë shkollë nga viti në vitë shtohej në masa të mëdha si nga gjinia femrore ashtu edhe mashkullore. ku i përmblidhte në vete nxënësit e fshatrave Recicë e Madhe, Recicë e Vogël, Rasadishte, Pallcisht i Epërm. Shkolla fillore "Përparimi" më 1965 është themeluar nga ana e Kuvendit të Komunës së Tetovës me vendim nr 06-1777/1.

Në vitin 1994 nga shkolla fillore,,Përparimi,,Recicë e Madhe-Tetovë është ndarë sh.f,,Dervish Cara,,Pallcisht i Poshtëm. Drejtor i parë me themelimin e kësaj shkolle ka qenë Z. Idriz Idrizi e mandej zotri të tjerë si : Bajram Memeti, Refik Rexhepi, Akik Jusufi, Afet Jonuzi, Rakip Mazllami, Vebi Ademi, Isenazmi Neziri, Xhemalidin Jonuzi, Xhevair Aliji, Hatip Shabani, Besik Alili si dhe Ejup Rustemi.

Nga gjenerata e parë e kësaj tetëvjeçarje e gjer më sot nga kjo shkollë aritën të diplomohen shumë jurist, mjekë të profileve të ndrishme e specialistë, motra medicinale, ekonomist, profesor të profileve të ndrishme, inxhinjer, zejtar të shumë profileve, gazetar, shkrimtar, tregtarë, sportistë e shumë profesione të tjera .

Sot shkolla fillore,,Përparimi,, Recicë e Madhe Tetovë gjithësej numëron 731 nxënës me 392 meshkuj dhe 338 femra, gjithësej 34 paralele, me 62 të punësuar 22 meshkuj 40 femra dhe ate: 1 drejtor, 1 pedagog, 1 psikolog, 1 biblotekiste , 1 sekretar , 51 arsimtarë dhe 6 punëtor teknik.
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Mësimi në shkollën fillore "Përparimi" realizohet në dy ndrime dhe atë ndrimi i parë cikli i lartë para dite dhe cikli i ulët pas dite.

 

Adresa: Reçicë e Madhe
Tel: 044 481-583
E-mail: shkollafilloreperparimi@yahoo.com
Dita e Patronatit: 7 Mars

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014