Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Për qytetarin
 Pjesëmarrja në vendimmarrje
 
E-shërbimet
Tatimet
Formulare
Pjesëmarrja në vendimmarrje
 
Pjesëmarja në vendim marrje



Qytetarët kanë mundësi që drejtpërdrejtë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për çështjet me rëndësi lokale nëpërmjet iniciativave të qytetarëve, tubimeve të qytetarëve dhe referendumit ndërsa shpenzimet për realizimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në marrjen e vendimeve bien në ngarkesë të buxhetit komunal.
 
Iniciativa qytetare
Qytetarët kanë të drejtë t’i propozojnë këshillit që të sjell akt të caktuar ose të zgjedh një çështje të caktuar nga kompetencat e veta. Këshilli komunal  është i obliguar që të debatojë në lidhje me propozimin nëse atë e mbështesin më së paku 10 % e zgjedhësve të komunës ndërsa debate për çështjen e propozuar  këshilli është i obliguar ta mbajë më së voni  në afat prej 90 ditësh pas iniciativës së dorëzuar dhe t’i informojë qytetarët për vendimin e vet.
 
Tubimi i qytetarëve
Tubimi i qytetarëve mund të thirret për territorin e mbarë komunës ose për territorin e vetëqeverisjes vendore.  Tubimin e qytetarëve e thërret prefekti i komunës me iniciativë të vet, me kërkesë të këshillit ose me kërkesë të më së paku 10 % të zgjedhësve të komunës, respektivisht të vetëqeverisjes vendore të cilës i dedikohet çështja e përcaktuar. Organet e komunës janë të obliguara që në afat prej 90 ditësh t’i shqyrtojnë  konkluzat e sjellura në tubimin e qytetarëve dhe t’i marrin parasysh gjatë marrjes së vendimeve dhe sjelljes së masave lidhur me çështjet që u dedikohen, si dhe t’i informojnë qytetarët për vendimet e veta.
 
Parashtresat dhe propozimet
Çdo qytetarë ka të drejtë, vet ose bashkë me të tjerë të paraqesë parashtresa dhe propozime për punën e organeve të komunës dhe administratës komunale. Parashtresat dhe propozimet e tyre qytetarët mund ti dorzojnë në hapësirën e komunës së Tetovës ose përmes ueb faqes itetova.gov.mk
 
Tribunat e hapura, anketat dhe propozimet
Gjatë hartimit të dispozitave të komunës, këshilli, respektivisht prefekti mundet paraprakisht të organizojë tribuna publike, të realizojë anketa ose të kërkojë propozime nga qytetarët. 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014