Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Kryetari i Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
NPK "Tetova"



Ndërmarrja është themeluar me vendim të Kuvendit të Komunës së Tetovës nr.08-5739/1 nga 12.12.1989 dhe është e organizuar si ndërmarrje publike për veprimtari komunale dhe e njëjta me aktvendimin nr. i regj 1977/1989 prej 29.12.1989 është regjistruar në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Shkup, e përputhur me Ligjin për ndërmarrjet publike dhe regjistrimin në regjistrin tregtar.
Komuna e Tetovës është themeluese e ndërmarrjes dhe i ka të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilët dalin nga Ligji dhe dispozitat tjera.

NPK-ja themelohet për kryerjen e veprimtarisë komunale me interes publik për Komunën e Tetovës.

Veprimtaritë themelore të Ndërmarrjes Publike Komunale"TETOVA" -Tetovë janë:

• Grumbullimi, pastrimi dhe distribuimi i ujit
• Grumbullimi, pastrimi i ujit të pijshëm dhe ushqimore
• Menjanimi i ujërave të ndotura dhe plehërave, dhe aktivitete të ngjajshme sanitare.
• Grumbullimi, përcjellja dhe trajtimi i ujërave
• Grumbullimi dhe përpunimi i hedhurinës së mbetur
• Sanimi, servisimi dhe aktivitete të ngjajshme

Veprimtari kryesore e Ndërmarrjes Publike Komunale "TETOVA" Tetovë është kryerja e shërbimeve komunale ndaj qytetarëve, shitoreve, subjekteve juridike ,institucioneve shtetërore, bartja e bërllogut, mirëmbajtja e pastërtisë së sipërfaqeve publike qarkulluese (larja dhe fshirja), mirëmbajtja dimërore, mirëmbajtja e parkut dhe gjelbërimit, vendosja e simboleve (flamujve, stolive) gjatë festave, mirëmbajtja e varrezave ortodokse, menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Tetovës. NKP "TETOVA" menaxhon sistemet e furnizimit me ujë në vendbanimet e fshatrave Saraqinë dhe Falishtë, si dhe kryen shërbime personave juridik dhe fizik lidhur me mënyrën e kyçjeve të shfrytëzuesve të ri në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit ekzistues.

Qëllimi kryesor i Ndërmarrjes Publike Komunale "TETOVA" Tetovë është që me anë të shërbimeve tona komunale të jemi më afёr qytetarit, që shërbimet tona të jenё në nivel sa më të lartë, që të kemi një qytet më të pasër, qytet më të bukur dhe tё gjelbёrt, ujë të mjaftueshёm, pra ky është qёllimi parsor i Ndërmarrjes Publike Komunale" TETOVA" Tetovë.
Mirёpo për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë varet edhe nga ngritja e vetёdijes së qytetarit që edhe ai të përkujdeset për mirёmbajtjen e pastёrtisё publike. Tё bёhet hudhja e mbeturinave në vende përkatёse, tё ketё shfrytёzim racional tё ujit të pijshёm, si dhe një element shumë i rëndësishёm është kryerja e obligimit të qytetarit ndaj ndërmarrjes. Ndërmarrja Publike Komunale "TETOVA" varet nga shlyerja e obligimeve të qytetarëve, sepse ndërmarrja nuk ka burim tjetër financiar.


E-mail: npk-tetova@hotmail.com
E-mail: npk@tetova.gov.mk

Tel.  331 167
Fax. 339 229

Nj.P. "Ujesjellesi dhe Kanalizimi": tel: 332503
Nj.P. "Higjiena Komunale":           tel: 338993
Sektori "Parqet dhe Gjelberimi"     tel: 339266
Varrezat Ortodokse:                     tel: 338067

Si dhe faqja zyrtare e NPK "TETOVA" Tetove ne facebook:
https://www.facebook.com/npktetovatetove

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014